Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shpërthen një vullkan në Karaibe

Vullkani “La Soufriede” në ishullin lindor të Karaibeve, St. Vincent, shpërtheu të premten pas disa dekadave të gjendjes së qetësisë, duke çuar re të zeza hiri e tymi në qiell e duke detyruar mijëra njerëz në fshatërat përreth që të evakuohen.

Pasiv që nga viti 1979, vullkani filloi të shfaqte shenja të aktivitetit në dhjetorin e vitit të kaluar, duke nxjerrë avull dhe tym. Kjo u shtua gjatë kësaj jave, duke e nxitur kryeministei  Ralph Honsalves që të japë urdhër për evakuim të zonës të enjten në mbrëmje.

Vullkani shpërtheu më në fund të premten. Hiri dhe tymi e mbuluan zonën përreth dhe krijuan pothuajse errësirë të plotë, duke e penguar depërtimin e dritës së Diellit, tha një dëshmitar për agjencinë Reuters, i cili tha se dëgjoi një shpërthim nga fshati ku ishte.

Shpërthime tjera më të vogla vazhduan gjatë tërë ditës, tha Erouscilla Joseph nga Qendra Hulumtuese Sizmike “West Indies”, duke shtuar se ky lloj aktiviteti i vullkanit mund të vazhdojë për disa javë, nëse jo muaj.

Postime të ngjashme

Hainan, hapet Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit e Kinës

R Zh

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

N E

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

N E

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

N E

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

N E

Tensionohet situata në Liginën e Preshevës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...