Agjencia Zhurnal.mk
Auto

“Shpërthen” pasuria e shefit të Teslas

Falë disa zhvillime në javën e fundit, Elon Musk ka përjetuar një rritje prej 15 miliardë dollarësh të pasurisë së tij.

Të hënën, u bë e ditur se kompania e veturave elektrike, Tesla, është pranuar në një nga indekset më të mëdha ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi erdhi pasi “SpaceX” dërgoi katër astronautë në hapësirë.

Tani Musk pritet të bëhet personi i tretë më i pasur në botë.

Aksionet e kompanisë u rritën për 14 për qind pasi kompania iu shtua indeksit. Me 20-përqindëshin e aksioneve që janë nën pronësinë e Muskut, pasuria e tij është rritur në 117 miliardë dollarë, sipas indeksit “Bloomberg”.

Pasuria e tij është rritur për 90 miliardë dollarë sivjet me Teslan që vazhdon të shënojë rritje në treg.

Kompania amerikane sivjet u bë më e vlefshmja në botë edhe pse shet 140 mijë vetura në vit, në krahasim me prodhuesin tjetër më të vlefshëm Toyota, që shet rreth 10 milionë në vit.

Postime të ngjashme

Ken Block shet Ford Hoonitruckun për një milion dollarë

Dafina Vidishiqi

Gronos është Mercedes-AMG G63 i Mansory

Dafina Vidishiqi

Filloi prodhimi i veturës së re Nissan Qashqai

Dafina Vidishiqi

Dacia ndryshon logon

Dafina Vidishiqi

Mazda do të lansojë 13 modele të automjeteve të elektrizuara deri në vitin 2025

Dafina Vidishiqi

Ford Bronco që i përkiste Kevin Hartit po del në ankand

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...