Agjencia Zhurnal.mk

Shpërthen Sarri: Nuk më bëhet vonë për reagimin e Dybalas

Sarrit nuk i intereson aspak për reagimin e Dybalas, e paralajmëron që të punojë dhe të tregojë në fushë potencialin…

Paulo Dybala ishte një nga më të mirët në fushë për bardhezinjtë në takimin e djeshëm kundër Romës, duke fituar edhe një penallti në minutën e 10-të.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësojë në pjesën e dytë.

Ai nuk e përtypi aspak mirë vendimin e Sarrit për ta zëvendësuar me Higuainin, teksa u pa i frustruar duke shkuar në stol.

“Nuk më bëhet vonë fare për reagimin e Dybalës. Do të isha shumë i lumtur që atë reagim ta përkthejë në performancë të mirë në fushën e lojës. Unë jam trajneri dhe natyrisht që më takon të marr disa vendime, duke parë ecurinë e lojës”, tha tekniku bardhezi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...