Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shpërthen virusi në Evropë, të dhëna të frikshme nga Gjermania, Franca, Rusia, Spanja…

Rreth 17 000 raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Francë, një rekord që prej përdorimit të testeve në shkallë të gjerë, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot. Edhe në Gjermani, në Britani të Madhe është rritur numri i të infektuarve. Gjendja e njëjtë raportohet edhe në Rusi, shkr

Numri i saktë i të infektimeve të reja është 16 972, sipas të dhënave të agjencisë së Shëndetit Publik të Francës.

Për të gjetur një numër të krahasueshëm, duhet të kthehemi në 24 shtator, me mbi 16 000 raste.

Shkalla e pozitivitetit të testeve (përqindja e personave pozitivë nga të gjithë ata që janë testuar) vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe po i afrohet 8% (7,9%), krahasuar me rreth 4,5% një muaj më parë.

Për më tepër, 32 198 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të krizës shëndetësore në shkurt-mars.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 49 persona si pasojë e COVID-19.

Në të gjithë Francën, 1 289 pacientë me COVID-19 ndodhen aktualisht në kujdes intensiv, 13 më shumë se një ditë më parë.

Përballë rritjes së epidemisë, Parisi dhe disa metropole të tjera rrezikojnë të kenë të njëjtin fat si Marseja dhe të futen në zonën e alarmit maksimal të hënën, sinonim i kufizimeve radikale.

Numri i të infektuarve është rritur këto ditë edhe në Britani të Madhe, në Gjermani dhe në shtetet tjera të Evropës.

Postime të ngjashme

Italia pezullon vaksinimin me Astra Zeneca për personat nën 60 vjeç

Dafina Vidishiqi

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Dafina Vidishiqi

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Dafina Vidishiqi

G-7 e ndarë mbi thirrjen e presidentit Biden për qëndrim të ashpër ndaj Kinës

Dafina Vidishiqi

Parlamenti izraelit voton të dielën për qeverinë e re

Dafina Vidishiqi

NATO: Në samitin e ardhshëm vendime mbi sigurinë afatgjatë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...