Manastir, 1 mars – Një zjarr pyjor shpërtheu në zonën e fshatrave të Manastirit, Ivanjevci dhe Berancë.
Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse në Manastir, konfirmuan për MIA-n se zjarri shpërtheu vonë këtë pasdite, ndërsa për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, përkatësisht erës së fortë, zjarri u përhap përgjatë pyllit në atë pjesë të zonës së fshatrave Ivanjevci dhe Berancë.
“Zjarri pyjor është larg nga pjesa e populluar e dy fshatrave të Manastirit, ndërsa ekipet tona do të qëndrojnë gjithë natën për të parandaluar një problem të mundshëm më të madh”, konfirmuan nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse në Manastir.