Shpërthen zjarr në malet e Demir Kapisë

nga D V

Shkup, 1 prill – Një zjarr aktiv në pyje ka që nga pasditja e djeshme në mes të fshatrave Barovë, Besvicë dhe Veshje të komunës së Demir Kapisë.

Që nga mëngjesi i sotëm në terren kanë intervenuar tetë zjarrfikës me dy vetura të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Negotina së bashku me punonjësit e ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare”.

Siç informoi sot paradite Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke cituar informacionet nga QKM Rajonale e Velesit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të degraduar me kërcell të ulët dhe një pjesë e pyllit me pisha.

Zjarri ka rënë dje rreth orës 16:00 dhe një ekip prej pesë zjarrfikësve ka ndërhyrë me një zjarrfikës, të cilët janë tërhequr nga terreni në orën 21:00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More