Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shpërthim i variantit të ri në Zvicër, karantinohen 2 hotele

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë karantinuar dy hotele dhe kanë mbyllur të gjitha shkollat ​​e skive në St. Moritz, në përpjekje për të frenuar një shpërthim të variantit të ri shumë infektiv të koronavirusit. Sipas “The Guardian”, deri më tani, në qytet janë identifikuar dymbëdhjetë raste të Covid.

Kantoni lindor zviceran i Grisons urdhëroi të gjithë qytetarët që të mbanin maska ​​në qytetin me 5200 banorë, që krenohet si vendlindja e sporteve moderne dimërore. Testimi masiv i banorëve do të zhvillohet të martën, ndërsa shkollat ​​dhe vendet e kujdesit ditor janë të mbyllura.

“Djetëra raste janë identifikuar aktualisht në dy hotele. Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe të turistëve, departamenti i shëndetësisë ka bërë karantinimin e dy hoteleve, si dhe ka urdhëruar testimin për Covid-19 për punonjësit dhe mysafirët e tyre”, tha kantoni në një deklaratë.

Kantoni nuk dha detaje, nëse varianti besohej se kishte ardhur nga Britania apo Afrika e Jugut.

Ndërsa, mbylli restorantet, baret, teatrot dhe vendet rekreative për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, Zvicra ka lënë ashensorët e skive të hapur për sa kohë që ato zbatojnë masat; si mbajtja e maskave për të mbrojtur shëndetin publik. Zonat e skive në St Moritz mbeten të hapura, gjithashtu, pas shpërthimit të variantit të ri.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...