Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur në një automjet në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në lagjen “Rus”.
Sipas informacioneve paraprake nuk ka persona të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit në makinë nuk ka pasur njeri.
Nuk ka ende detaje të tjera, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.