Shpërthim në një fabrikë të armëve në Poloni, raportohet për të vdekur

nga Xh M

Një shpërthim që ndodhi në fabrikën e armëve Mesko në qytetin juglindor polak të Skarzysko-Kamienna, ka rezultuar në një zjarr dhe vdekjen e një punëtori 59-vjeçar.

Bëhet e ditur se shpërthimi në fabrikën e armëve në Poloni vrau një dhe plagosi disa të tjerë.

Një tjetër punonjës u shtrua në spital, megjithëse gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën, kanë njoftuar autoritetet lokale, shkruan euronews.

Siç raportohet, shkaku i shpërthimit aktualisht është nën hetim.

Ndryshe, fabrika në pronësi të Polska Grupa Zbrojeniowa, prodhon produkte mbrojtëse, raketa antitank dhe municione të armëve të vogla.

Polonia ka ofruar mbështetje të gjerë ushtarake për Ukrainën, duke rritur ndjeshëm prodhimin për shumë fabrika lokale të armëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More