Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shpërthimi i valës së dytë, Spanja rikthen orën policore në prag të Vitit të Ri, oraret kur ndalohet lëvizja

Qeveria spanjolle po planifikon të kufizojë tubimet për festën e Krishtlindjeve dhe për Vitin e Ri deri në gjashtë persona si dhe të implementojë orën policore nga ora 01:00 deri në 6 të mëngjesit në prag të Krishtlindjeve dhe në prag të Vitit të Ri, bazuar në raportimet e medieve spanjolle.

“Në lidhje me mbledhjet familjare, ne rekomandojmë që ato të kufizohen vetëm me anëtarët e së njëjtës familje. Nëse ka ndonjë mysafir të jashtëm që zakonisht nuk jeton me këtë familje, mbledhjet duhet të përfshijnë një maksimum prej gjashtë personash dhe duhet të ndiqen masat parandaluese”, sipas një drafti i rrjedhur në medie.

Spanja e cila ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme që nga fundi i muajit tetor, shpreson të ketë atë që qeveria e quan “një pjesë shumë të konsiderueshme” të popullsisë të vaksinuar kundër coronavirusit deri në fund të muajit mars të vitit 2021, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.

Vendi planifikon të vendosë 13 mijë pika vaksinimi për të lehtësuar procesin.

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...