Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shpërthimi në Ferizaj – Labinot Tahiri: “Dy nga të lënduarit kanë mbetur të larguar nga lista”

“Premtuan dje se 6 persona do të nisen për në Turqi, kjo u dha nga institucionet tona dhe ministria, por nuk doli ashtu”, shkruan Labinot Tahiri në një postim në profilin e tij në Facebook.

Këngëtari ferizajas, tregon se një gjë të tillë e konfirmoi edhe familja e të lënduarve së bashku me QKUK.

“Të dashur njerëz; dy nga të lënduarit të cilët janë me djegie të trupit mbi 35% kanë mbetur të larguar nga lista ku kanë pasur me u nis për shërim në Turqi”, shkruan më tej Tahiri.

Ai së bashku me fondacionin e emëruar pas emrit të tij, në ndërkohë po presin konfirmimin për aeroplan dhe profaturën e shpenzimeve mjekësore. Si gjithnjë, Tahirin do ta shohim në sheshin e Ferizajt e vullnetarë të tjera duke ngritur fonde për shërimin e tyre.

“Po presim konfirmimin për aeroplanin dhe profaturen( çmimin) me qëllim që sa më parë ti nisim edhe këta dy djem, e pastaj të dalë në SHESH ( TENDA) se bashku me qytetarë ti mbledhim paratë”.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka dhuruar 7,000 euro që shkuan për trajtimin mjekësor, ndërkaq edhe 1,000 euro shkuan si fond për shpenzimet e familjarëve. /Insajderi.com

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...