Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Shpërthimi vullkanik që zhduku çdo gjallesë

Bota jonë ka lindur 233 milionë vjet më parë. Para kësaj date kishte ndodhur një zhdukje masive e çdo gjallese dhe shkaku ka qenë një shpërthim vullkanik. Në këtë konkluzion ka arritur një ekip kërkimor që studimin e kanë publikuar në revistën ndërkombëtare Science Advances. Studimi në fjalë është rezultat i një pune dhjetë vjeçare, me analiza të detajuara gjeologjike dhe paleontologjike.

Sipas njërit prej profesorëve, në një epokë shumë të largët, në tokë u verifikua një shpërthim vullkanik me përmasa të jashtëzakonshme që prodhoi rreth një milionë km3 magmë, duke çliruar në atmosferë sasi ekstreme të gazrave serë dhe anidrid karboni, që çuan në një ngrohje globale. Kjo e fundit shkaktoi edhe një rritje masive të reshjeve që zgjati jo pak, por rreth një milionë vite.

Por kjo zhdukje masive primordiale ka patur efektet e saj pozitive, pasi në tokë u shfaqën me shpejtësi grupe të reja gjallesash, më të sofistikuara, ndër to edhe dinozaurët, duke kontribuar në lindjen e ekosistemeve të reja.

Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë 5 zhdukje masive gjatë historisë së Tokës, që përveçse eventeve katastrofike dhe shkatërruese, kanë sjellë edhe rinovim të jetës.

Postime të ngjashme

Rrëzoi burrin me një goditje të fuqishme, dhe e gjitha ishte një keqkuptim

S.B.

Fitoi 21.5 milionë euro në loto, por humb aksidentalisht biletën në rrobalarëse

S.B.

Piceria me “furrë” vullkanike, në temperaturë 1 mijë gradë celsius

S.B.

Shitet në ankand diamanti më i madh në histori, vlera e tij kap vlerën e 14 milionë dollarëve

S.B.

Kjo është macja fatlume – posedon lodra, vepra arti, shtrat dhe televizion

S.B.

Pandemia i ndau vëllezërit binjakë nga Suedia, kështu që ata janë në kufi çdo ditë dhe takohen me njëri-tjetrin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...