Shpëtohen tre djem 16-vjeçarë

nga D V

Shkup, 10 korrik – Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi janë ngujuar në një ishull të vogël në lumin Treska. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemt kanë mbetur të ngujuar në ishullin e vogël, për shkak të ujit të ardhur, të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.

Nga QMK menjëherë janë kontaktuar ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, prej të cilave u kërkua të shkojnë në vendin ku gjenden djemtë dhe nëse kanë mundësi në pajtim me procedurat, të intervenojnë në mënyrë adekuate. Paralelisht, është vendosur kontakt edhe me Kryqin e Kuq, të cilët kanë informuar se ekipet e tyre janë vullnetare dhe nuk kanë mundësi të intervenojnë në mënyrë adekuate në këtë rast.

Nga ana e QMK-së është kërkuar nga dispeçerët në hidrocentrale ta ulin derdhjen e ujit, me çka do të mundësojnë tërheqjen dhe shpëtimin e djemve.

Ndërkohë, nga ana e ekipit të forcave speciale është bërë një tentim që me varkë të shpëtohen djemt, por pa sukses për shkak të ujit të shpejtë dhe të fuqishëm në shtratin e lumit Treska.

Rreth orës 23 nga ana e shërbimeve kujdestare në stacionin policor Saraj është marrë njoftim se pas zvogëlimit të nivelit të ujit, me ndihmën ne ekipeve speciale të MPB-së dhe banorëve të fshatit Gërçec, djemt në mënyrë të sigurt janë dërguar me varkë në anën tjetër të ishullit, që graviton drejt fshatit Gërçec.

Pas shpëtimit të djemve, QMK-ja i ka informuar hidroelektranat “Kozjak” dhe “Matka” që të vazhtojnë me prodhimin e energjisë elektrike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More