Shpëton pallati i Kadaresë nga kthetrat e drejtësisë së vjetër, gjykata i hap rruge perfundimit te projektit te Bashkisë së Tiranës

Gjykata administrative hap rruge Bashkisë së Tiranës për projektin e saj të rehabilitimit të pallatit “Kadare” te kryqëzimi i rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël. Pavarësisht tentativave për ta penguar projektin dhe konfliktit të interesit të ish gjyqtarëve dhe ish anëtarëve të KLD-së të përjashtuar përmes vetting-ut nga sistemi i drejtësisë, gjykata e cilësoi të drejtë vendimin e Bashkisë per zhvillimin e ketij projekti.

 

Pala paditëse në padi kërkonte sigurimin e padisë dhe kundërshtonte procedurën e prishjes së ish-pallatit të INSIG-ut, objekti i cili pengonte prej vitesh ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit, por gjykata e rrëzoi kërkesën e tyre.
Ndërkaq, dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe vendimin për shpronësimin e ish-pronarëve që u prekën për interes publik në favor të Bashkisë Tiranë.

Afati i përfundimit të shpronësimit është përcaktuar brenda 3 muajve, ndërkohë që ish-pronarët do të duhet të paraqesin dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit, në zyrat e Bashkisë Tiranë. Bashkia Tiranë do të të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

Bashkia e Tiranës ka fituar disa procese gjyqësore në Gjykatë për një sërë projektesh infrastrukturore në dobi të qytetit, sikurse ishte këndi i lodrave te liqeni që u pengua për 2 vite.

Related posts

Mediumet turke paralajmërojnë vizitën e Erdoganit në Shqipëri

R Zh

TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Do të qëndroni në karantinë

D V

Rama dhe Najada Çomo thirrje qytetarëve për tu vaksinuar: Virusi është ende mes nesh, shpëtoni jetën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More