Shkup, 5 maj – Një investim i ri milionësh dhe më shumë se 200 vende pune të reja janë një shpresë për Maqedoninë e Veriut, por duhet të kuptojmë se kjo mundësi do të kërkojë angazhim të vazhdueshëm për ta shndërruar në një sukses afatgjatë. Sipas kryeministrit Mickoski, mbi 200 vende pune nuk janë vetëm një numër statistikor, por një mundësi reale për të rinjtë që kanë humbur shpresën për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre. Përveç kësaj, ky investim mund të shërbejë si një model për projekte të tjera që mund të pasojnë, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve kyç si teknologjia, prodhimi dhe energjia e pastër, shkruan Zhurnal.
Një investim që i jep shpresë vendit –
Në një periudhë kur ekonomia e Maqedonisë së Veriut përballet me sfida të mëdha përfshirë një papunësi të lartë, pasiguri për të rinjtë dhe rritje të emigracionit – paralajmërimi i një investimi të ri milionësh dhe krijimi i mbi 200 vendeve të reja të punës, është një lajm i mirë dhe një mundësi që nuk mund të kalohet në heshtje. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski, ka shpalosur një projekt zhvillimor që premton të sjellë efekte pozitive në ekonomi dhe shoqëri.
Mickovski ka bërë të ditur se ky investim ka për qëllim jo vetëm krijimin e mundësive të reja pune, por gjithashtu ka një synim më të gjerë transformimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, nga një ekonomi e bazuar kryesisht në konsumin e brendshëm, në një ekonomi prodhimi dhe eksporti. Ky investim është një hap në drejtimin e duhur, duke krijuar mundësi për përfshirjen e Maqedonisë në tregje ndërkombëtare dhe duke e pozicionuar atë si një destinacion më tërheqës për investimet e huaja.
Sipas kryeministrit Mickovski, mbi 200 vende pune nuk janë vetëm një numër statistikor, por një mundësi reale për të rinjtë që kanë humbur shpresën për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre. Përveç kësaj, ky investim mund të shërbejë si një model për projekte të tjera që mund të pasojnë, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve kyç si teknologjia, prodhimi dhe energjia e pastër.
Çfarë vjen pas investimit?
Një investim i tillë mund të jetë vetëm një hap i parë drejt një transformimi më të madh. Suksesi i këtij investimi varet shumë nga politikat që do të ndjekë qeveria dhe liderët politikë për të mbështetur iniciativat e mëtejshme. Përveç angazhimit të investitorëve të huaj dhe krijimit të mundësive të punës, është thelbësore që Maqedonia të vazhdojë të investojë në arsim, në mbështetje të ndërmarrjeve lokale dhe në infrastrukturë. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një rritje ekonomike e qëndrueshme që do të përfshijë të gjithë qytetarët dhe do të ndihmojë në uljen e migrimit të të rijve dhe rritjen e cilësisë së jetesës.
Gjithashtu, për të realizuar potencialin e këtij investimi, është e domosdoshme që të ofrohen kushte më të mira për krijimin e bizneseve të reja, mbështetje për inovacionin dhe përmirësim të infrastrukturës për transport dhe energji.
Investimet e tilla janë mundësi e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut si vend që po kalon në sfida të rënda. Nëse kjo përbërje qeveritare arrin të kapitalizojë mundësitë e ofruara nga ky investim, kjo mund të jetë një mundësi për të ndërmarrë një transformim të plotë ekonomik, duke ofruar një të ardhme më të mirë për qytetarët. Gjë, për të cilën kanë më së shumti nevojë qytetarët e këtij vendi, tëë cilët tashmë veç janë lodhur nga pritjet afatgjata pa parë ndonjë lëvizje e rezultat të prekshëm se gjërat po ndryshojnë në drejtim pozitiv. /Zhurnal.mk