Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Shpresë për të sëmurët me kancer, zgjidhja do të vijë brenda pak viteve

Një grup shkencëtarësh pretendojnë të kenë zbuluar një “kimioterapi” që mund të targetojë me saktësi qelizat kancerogjene më shumë sesa trajtimet ekzistuese që ndikojnë edhe në zonat përreth atyre qelizave.

Teknika, e cila mbështetet në teknologjinë e redaktimit të ADN-së, është përdorur tashmë në minj dhe mund të përdoret tek njerëzit sa më shpejt brenda dy viteve të ardhshme, thanë shkencëtarët, transmeton Shqip.

Profesori Dan Peer, një ekspert i kancerit nga Universiteti i Izraelit në Tel Aviv, shpjegoi se nuk ka “asnjë efekt anësor” dhe ata besojnë se një “qelizë kanceroze e trajtuar në këtë mënyrë nuk do të bëhet më aktive”, sipas Times of Israel.

“Kjo teknologji mund të zgjasë jetëgjatësinë e pacientëve me kancer dhe shpresojmë që një ditë të shërojë sëmundjen.”

Studimi nga shkencëtarët nga Universiteti i Tel Avivit, Universiteti i Nju Jorkut dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit u botua në revistën Science Advances.

Shkencëtarët pohojnë se është hera e parë në botë që teknologjia e redaktimit të gjenomit Crispr, e cila funksionon duke prerë një pjesë të ADN-së, është përdorur në mënyrë efektive për të trajtuar kancerin në një kafshë.

Profesori Peer shpjegoi se nëse kjo teknologji përdoret, atëherë brenda tre trajtimeve “ne mund të shkatërrojmë një tumor” duke prerë fizikisht ADN-në në qelizat kancerogjene dhe ato qeliza nuk do të mbijetojnë”.

Ai pranoi që teknologjia duhet të “zhvillohet më tej”, por tha se pika kryesore nga studimi aktual është se ato kanë treguar se ajo mund të “vrasë qelizat e kancerit”.

Postime të ngjashme

8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet

Dafina Vidishiqi

Duhet apo nuk duhet të konsumoni qumësht? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni atë tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Mëngjeset perfekte për lëkurë fantastike dhe plot shkëlqim

Dafina Vidishiqi

Ja sa hapa në ditë ju ndihmojnë të humbni peshë?

Dafina Vidishiqi

Të gjithë i rekomandojnë si të shëndetshme, mirëpo mund të shkaktojnë migrenë dhe helmim

Dafina Vidishiqi

WATERPIK – DUSH ORAL për higjienën interdentale

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...