Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shpronësimet qesharake, bllokojnë ndërtimin e autostradës ‘Arbër Xhaferi’

Shkup, 18 tetor, Zhurnal.mk – Derisa punimet nga Shkupi deri në pikë kalimin kufitar Bllacë mbi dymdhjetë kilometra është dashur të nisin në mars të këtij viti, por ato nuk kanë filluar ende.

Qytetarët e 68 pronave kanë protestuar si shkak i çmimit qesharak që ua ka ofruar shteti. Në vend të çmimit që flitej më herët, se do të ishte midis 10 dhe 50 euro, shteti u ofroi atyre vetëm 3 euro për të blerë parcelat.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ka treguar se mos fillimi i punimeve në autosradën Shkup-Bllacë që lidhet me autostradën Arbër Xhaferi, kanë ngecur si rezultat i probeleme me shpronësime, mëson “Syri.net”.

Ai ka treguar se i duhet rreth 30 minuta nga Shkupi deri në kufijë, derisa për aq koh nga kufiri arrin në Prishtinë.

Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar fillimin e sa më të shpejt të ndërtimit të pjesës së autostradës nga Bllaca drejt Shkupit.

Derisa kompania “Graniti”, nga Shkupi është zgjedhur ofertuesi më i favorshëm për ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës Shkup – Bllacë.

Me 17 janar të këtij viti në Qeverinë e Republikës Veriore të Maqedonisë është nënshkruar marrëveshja për fazën e parë të projektit, që do të ndërtohet në segmentin nga vendkalimi kufitar Bllacë deri te udhëkryqi për në fshatin Bllacë, shkruan portalb.mk, transmeton Koha.net.

Tenderi për autostradën Shkup-Bllacë përfundoi me sukses këtë herë, pasi tre kompani Granit”, “Beton” dhe “ISA 2000” e Bullgarisë, i paraqitën ofertat për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të trasesë së gjatë 12.5km. Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milionë euro.

Ajo do të mundësojë lidhjen me autostradën “Arbër Xhaferi”, e cili lidhet me autostradën “Ibrahim Rrugova”, që bashkërisht mundësojnë lidhje rrugore të RMV-së me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Faza e parë do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra. Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj.

Faza e dytë – Do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë e gjatë 10.5 kilometra. Kjo autostradë do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj.

Gjatësia e tërë autostradës do të jetë 12.5 kilometra, do të kushtojë 110 milionë euro, do të ketë 4 tunele, 8 ura, ndërkaq pritet të përfundojë për 54 muaj – 4.5 vjet. U paralajmërua edhe vendosja pikëpagesave rrugore.

Postime të ngjashme

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

R Zh

Filipçe: Nesër arrijnë vaksinat ruse kundër Covid-19

T E

Qytetarëve ju takon, por shumë pak dinë mbi ndihmën juridike falas

T E

Në rritje numri i të infektuarve me Kovid-19, priten sasitë e para të vaksinës Sutinik V

T E

Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

R Zh

MPB-ja vazhdon sanksionet ndaj shoferëve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...