Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëri, 16 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri numri i të prekurve nga COVID 19 shkoi në 259 persona, pas konfirmimit në 24 orët e fundit të 16 rasteve të reja, pjesa më e madhe në Tiranë. Kryeqyteti mbetet epiqendra e epidemisë me 140 raste, më shumë se gjysmën e totalit, i pasuar nga Durrësi me 29 raste dhe Fieri me 23 të tjera. Janë 17 qytete të vendit, nga Veriu në Jug, ku janë konstatuar persona me koronavirus. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Gjatë ditës së djeshme, numri i viktimave shkoi në 15 persona që kanë humbur jetën në spitalin Infektiv të Tiranës. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. Në gjendje kritike, janë 4 të sëmurë. dhe tre të tjerë i janë nënshtruar gjithashtu, terapisë intensive. Në total në spital janë 80 të shtruar.

Gjatë 24 orëve të fundit 15 persona të prekur janë shëruar, pasi kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme, duke e çuar në 67 numrin e atyre që kanë arritur ta mundin virusin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...