Shqipëri-Britani e Madhe, marrëveshje për forcimin e sigurisë dhe rendit

nga D V

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Sekretari i dytë i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridley nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott.

Në qendër të marrëveshjes është një plan masash konkrete për forcimin e dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të forcimit të sigurisë dhe rendit në të dy vendet tona.

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të përkushtuara për fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike në përballje me format dhe trendet më të fundit të kërcënimeve ndaj sigurisë”, tha Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More