Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëri/ Dita e ndërrimit të viteve vjen me reshje dhe ulje temperaturash

Edhe në ditën e ndërrimit të viteve moti do të jetë i paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat jugore, reshjet do jenë me një intensitet më të lartë gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa në zonat e thella malore në veri, verilindje dhe juglindje reshjet do jenë në formën e dëborës. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do vazhdojë për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 08°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...