Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëri: Infektohet një gazetar me COVID 19

Një gazetar në Shqipëri është infektuar me koronavirus. Lajmi është konfirmuar të martën nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, raporton TCh.

Ajo nuk dha shumë detaje, por nënvizoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kemi një rast që po monitorohet. Është në gjendje të mirë, i vetizoluar dhe po monitorohet nga mjeku i familjes”, ka thënë ajo.

Fico njoftoi se deri më tash, nga të prekurit me COVID-19 në Shqipëri, janë edhe katër gra shtatzëna, dy prej të cilave janë shëruar

“Numri i grave shtatzëna pozitive është i ulët. Ne kemi katër raste, dy janë shëruar”, shtoi ajo.

Në Shqipëri, po ashtu kanë dalë pozitivë 60 mjekë e infermierë deri më tash.

Gjithsej në Shqipëri, janë shënuar 609 raste me koronavirus, ndërkohë 26 kanë vdekur si pasojë e tij. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 25 raste.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...