Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shqipëri-Kosovë, shtyhet për në 2 tetor mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Tiranës dhe Prishtinës, e parashikuar për këtë të premte, do të zhvillohet më 2 tetor.

Lajmin e jep kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Twitter.

Sipas Hotit, shkak për këtë vendim është bërë seanca e Kuvendit të Kosovës, e programuar për të njëjtën ditë, raporton Ora News.

Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor.

E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter.

Qeveritë e dy vendeve kishin planifikuar të mblidheshin këtë të premte, 25 shtator, në Shkodër, gjatë së cilës do të nënshkrueshin tre marrëveshja.

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive. Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët atë ngjarje e quajtën “historike”.

Postime të ngjashme

Kjo është letra që Osmani ia çoi Borrellit ku ia vazhdoi mandatin EULEX-it

Dafina Vidishiqi

Nagavci: Nga viti i ardhshëm shkollor, do të hyjnë në përdorim Tekstet Alternative

Dafina Vidishiqi

Shqiptarët e Luginës i kërkojnë Kurtit t’i bëj pjesë të dialogut me Serbinë

Dafina Vidishiqi

PSD ironizon me Kurtin: Takimi me Vuçiqin nuk ka ndodhur është Fake News

Dafina Vidishiqi

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...