Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëri, kryetar i bashkisë filmohet duke marrë kokainë

Tiranë, 22 janar – Një kryetar bashkie në Shqipëri është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. “Abc news” publikoi sot në mëngjes foto të këtij momenti, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Video e siguruar nga gazetari është bërë e ditur se do të publikohet sot pasdite. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla i zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal të qyteti të tij, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...