Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëri, Kuvendi miraton 5 Akte Normative

Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare ku u miratua me 88 vota pro, 10 kundër dhe 7 abstenim Akti Normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.

Gjithashtu u miratua me 90 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim  Akti normativ “Për një shtesë në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenim Akti Normativ “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së çertifikatës së kontrollit teknik”.

Sot u miratua me 94 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim Akti normativ “Për një ndryshim në aktin normativ të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.

Kuvendi miratoi me 87 vora pro, 11 kundër dhe 7 abstenim Aktin Normativ “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.

Gjithashtu sot u miratua me 95 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim projektvendimin “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim, projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”.

Gjithashtu Kuvendi rrëzoi me 23 vota pro, 74 kundër dhe 6 abstenim projektvendimin “Për moszgjedhjen e z. Besnik Mustafaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

Kuvendi rrëzoi me 17 vota pro, 76 kundër dhe 11 abstenim projektvendimin “Për moszgjedhjen e z. Edmond Tullumani, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

Kuvendi rrëzoi me 20 vota pro, 72 kundër dhe 14 abstenim projektvendimin “Për moszgjedhjen e z. Helidon Haliti, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”. /atsh

Postime të ngjashme

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

D V

Ministria e Shëndetësisë konfirmon mbërritjen e variantit “delta” të COVID në Shqipëri

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

D V

Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...