Agjencia Zhurnal.mk.

Shqipëri/ Mësimi do të fillojë dy javë para datës së përcaktuar

Mësimi në shkolla do të fillojë dy javë para datës së përcaktuar, 13 shtator, për të rikuperuar mangësitë e krijuara nga mësimi online.

Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) në bashkëpunim me MASR dhe “UNICEF Albania” organizuan një konferencë kombëtare për të analizuar arritjet, prioritetet dhe sfidat në politikat arsimore në lidhje me zotërimin e kompetencave të të nxënit dhe me zhvillimin profesional të mësuesve.

Gjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për të diskutuar më tej rreth ndërhyrjeve të mundshme në sistemin arsimor.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministra Evis Kushi falënderoi mësuesit dhe ekspertët e arsimit për punën, këmbënguljen dhe solidaritetin e treguar gjatë këtij viti shumë të vështirë për arsimin. Ajo foli për plotësimin e mangësive të njohurive të nxënësve përgjatë këtij viti shkollor:

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësi në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, është shprehur ministrja gjatë fjalës së saj.

Kushi u shpreh se është bërë një punë kolosale edhe për të afruar sistemin arsimor me vendet më të zhvilluara, ku kurrikula e zbatuar është pikërisht ajo e bazuar në kompetenca.

“Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

Më tej, Ministrja Kushi u shpreh se arsimi është një nga sektorët që po pëson ndryshimet më të mëdha, siç janë ndryshimet në teknologjinë e mësimdhënies, tregun e punës, marrëdhëniet sociale.

“Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë”- nënvizoi ministrja.

Më tej ajo shtoi se këto ndryshime kërkojnë njerëz që mësojnë gjatë gjithë jetës, që përdorin mirë teknologjinë dhe që zhvillojnë mendimin kritik.

“Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha ministrja.

Kushi falënderoi gjithashtu ASCAP dhe partnerët zhvillimorë, si UNICEF Albania, UNESCO, OECD, dhe KLSH për vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet që kanë bërë në mbështetje për përmirësimin e punës në arsim.

Related posts

Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se

Xh M

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Xh M

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy