Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëri: Numri i të infektuarve 186, janë shëruar 31 pacientë, tetë persona kanë vdekur

Në Shqipëri janë diagnostikuar 12 raste të reja me Kovid-19, në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 186 persona.

Lajmi i mirë është se numri i të infektuarve në krahasim me ditën e djeshme është madje për 16 persona më pak, që po ashtu është më inkurajues lajmi se janë shëruar 31 pacientë, përfshirë një mjek dhe një infermiere.

“Në 24 orët e fundit, janë testuar 102 persona me çka 12 persona kanë rezultuar pozitivë me Kovid-19, që është shifër më e ulët se dje. Deri më tani, janë testuar 1.246 raste, ndërsa pozitivë janë 186 raste, mes të cilëve edhe katër fëmijë. Nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 31 pacientë, ndërsa fatkeqësisht përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve, tetë persona vdiqën”, njoftoi Albana Fico, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik.

Ajo shtoi se harta e personave të infektuar është zgjeruar në qytetin e Pukës, ku janë diagnostikuar dy rastet e para, ndërsa numri po rritet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës.

“Në Tiranë numri i të infektuarve është 107, në Fier 20, Korçë 12, Durrës 11, Vlorë dhe Elbasan pesë, Lushnjë, Kavajë, Shkodër dhe Lezhë nga 4, Rogozhinë, Hasë, Tropojë dhe Pukë nga 2 si dhe Kruja dhe Berati me nga një person”, deklaroi Fico.

Ajo theksoi se 77 pacientë janë shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Tiranë, pesë prej të cilëve janë në kujdes intensiv, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...