Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëri, protestuesit djegin materialin zgjedhor

Tiranë, 19 qershor – Në shumë Komuna të Shqipërisë simpatizuesit e Partisë Demokratike kanë thyer zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe u kanë vënë zjarrin shkollave ku kanë qenë të vendosura materialet zgjedhore. KZAZ-ve që ndodhen në Komunat me kryetarë të opozitës iu është kërkuar që të lirojnë hapësirat me materiale zgjedhore pasi nuk e njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. Teksa prej orëve të para të mëngjesit janë shënuar përplasje mes policisë se shtetit me atë bashkiake, e mbështetur edhe nga disa qytetarë, duke kërkuar largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të. Por punonjësit thonë se urdhra do të marrin vetëm nga KQZ-ja. Kjo ka shkaktuar përplasje të tensionuara mbrëmë në Shkodër, Tropojë, ndërsa sot në Kamëz dhe Burrel.

“Kjo është një betejë që bëhet për të drejtën themelore, siç është e drejta e votës. Bëhet nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi për të pastruar njëherë e mirë zyrat e shtetit shqiptar nga krimi i organizuar dhe shërbëtorët e krimit, për t’ua kthyer atë qytetarëve të ndershëm qytetarëve të lirë të këtij vendi.”

Ndërkaq Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi në lidhje me sulmet ndaj KZAZ-ve, deklaroi se punonjësit e Bashkive po marrin pjesë në këto sulme, duke u ndihmuar nga disa policë, të cilët kanë sabotuar urdhrat e eprorëve për të mbajtur rendin dhe sigurinë publike. Ministri Lleshi u bëri thirrje edhe prokurorëve publik të këtyre qarqeve që të veprojnë sipas ligjit.

Iu bëj thirrje punonjësve publik që të mos marrin mbi vete barrët e rënda ligjore duke kryer krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal. Për llogari të një grushti njerëzish që për interesat e tyre dhe hallet e tyre me drejtësinë duan të marrin peng Zgjedhjet për të dëmtuar rrugën Evropiane të Shqipërisë. Qeveria do të marr masa të menjëhershme që në pajtim me ligjin të shkrij disa struktura të Policisë Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndërruar faktikisht në një rrezik publik”, tha Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Ndërkaq, Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u shqyrtuar kërkesa e Partia Socialiste të Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit të shtetit Ilir Meta. Nga partia në pushtet PS thonë se me 30 qershor duhet të mbahen zgjedhjet komunale, pasi kryetarëve të tyre u skadojnë mandatet. Kjo kundërshtohet nga partia opozitare e PD-së, të cilët kanë mobilizuar simpatizantët e tyre për të shkatërruar materialet zgjedhore, të shpërndara nëpër KZAZ-të e vendit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...