Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëri/ Realizohet për herë të parë implanti koklear falas për fëmijët që nuk dëgjojnë

Realizohet me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, me financim të plotë nga shteti. Ndërhyrjet e rralla janë realizuar tek 5 fëmijë nga mosha 2-7 vjeç në shërbimin e Otorino-Laringologjisë në QSUT apo siç njihet si Spitali Francez.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi punën e stafeve mjekësore dhe garantoi financimin nga shteti të paketës së implantit koklear.

“Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit  për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”, tha Manastirliu.

“Kjo është një rrugë e gjatë por kemi bërë hapin më të rëndësishëm për këta fëmijë”, tha prof. Suela Sallavaci, një prej mjekeve që kanë kryer ndërhyrjet.

“Në fakt kemi shumë vite që e presim këtë projekt të madh dhe është vërtet një arritje për shërbimin tonë. Futja e implantit koklear duket si kosto vërtet e madhe porn ë afat të gjatë jo sepse arrin të integrojë plotësisht këta fëmijë”, tha prof. Besim Boçi, shef i shërbimit të ORL.

20 fëmijë me nevoja të veçanta (shurdhësi e lindur) do të përfitojnë në vit paketën e implantit koklear (ndërhyrja dhe aparati i posaçëm që i rikthen dëgjimin). Ndërhyrja është definitive dhe arrin të integrojë plotësisht fëmijët në jetën sociale, pas një procesi të gjatë rehabilitimi. Kosto e trajtimit për çdo fëmijë është 29 mijë dollarë, e cila mbulohet 100% nga shteti.

Postime të ngjashme

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri/ Kandidat i PDIU-së më 25 prill

S.B.

8 Marsi, Veliaj: Gratë mbështesin punët e mira; Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

S.B.

Meta ktheu kontratën për koncesionin e Rinasit/ Kuvendi ja rrëzon me 84 vota

S.B.

Kush janë tre emigrantët në listat e PS, Rama zbulon qarqet ku do të kandidojnë

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Kryemadhi kryeson në Tiranë dhe Fier

S.B.

Rama prezanton programin e PS: Këtë dekadë, Shqipëria do të bëhet destinacioni më i kërkuar turistik në rajon!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...