Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëri, shkon në 70 numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga COVID-9 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 6 raste të reja.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana ku 2 raste kontakti dhe tre raste të reja, dhe një 82-vjeçare nga Fieri.

Gjithsej janë testuar 732 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

  • Tiranë 50 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 7 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetar

Në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. Tre prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...