Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëria dëboi diplomatin rus, Rusia paralajmëron hakmarrje

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë u zotua të premten se do të hakmerret ndaj Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus, Aleksei Krivosheev.

Ky veprim siç u tha nga autoritetet ruse, kishte për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve dy palëshe, raporton Reuters.

“E kemi parë si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe” ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko. “Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev persona non grata, duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72 orësh.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thënë se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i Ambasadës ruse.

Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...