Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëria drejt plakjes, më pak lindje në 2019-tën, mosha e mesatare shkon në 37.2 vjeç

Edhe në vitin 2020 numri I popullsisë vazhdon të jetë në rënie ndërsa rreth 44 mijë persona kanë emigruar.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe numri i moshës mesatare është rritur në 37.2 vjeç duke iu afruar popujve të plakur.

Shqetësues mbetet edhe fakti se lindjet vazhdojnë të bien ndjeshëm

Prej vitesh Shqipëria renditej në vendet me moshën mesatare më të re në Evropë.

Por tashmë vendi ynë po shkon drejt popujve në plakje.

Në Evropë mosha mesatare është 43.1 ndërsa në Shqipëri tashmë ka shkuar në 37.2.

Por një tjetër shqetësim është rënia e ndjeshme e lindjeve.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %.

Sa i përket raporti gjinor kemi 99,7 meshkuj për 100 femra.

Më 1 Janar 2020 zyrtarisht rezulton se në Shqipëri janë 2.845.955 banorë me një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 vit më parë.

INSTAT raporton se vitin e shkuar numri i emigrantëve shkoi në 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Këtu nuk përfshihen ata persona që janë larguar nga vendi në mënyrë të paligjshme

Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të popullsisë me mbi 900 mijë banorë duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % të popullsisë secili.

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër, Dibër dhe Berat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...