Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëria e hapë derën e punësimit për shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Tiranë, 14 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria e Shqipërisë tha se ka vendosur që të lehtësojë punësimin edhe të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut dhe të Malit të Zi në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Cakaj tha se me këtë vendim shqiptarët nga këto dy vende fqinje më nuk do të kenë nevojë për leje pune dhe certifikatat për punë, masë kjo e ndërmarrë më parë edhe për shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

“Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithë shtetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrje në tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës,” ka njoftuar Cakaj në faqen e tij në Facebook.

Cakaj tha se vendimi i marrë nga qeveria bëhet në kuadër të vendimeve për liberalizimin e tregut të punës në Shqipëri për shqiptarët e vendeve fqinje të rajonit.

Sipas tij ky vendim është “një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...