Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Shqipëria e para në rajon për kapjen e shtetit nga biznesi”, reagon Meta: Komplot kundër demokracisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me studimin e publikuar sëfundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020”.

Në këtë artikull thuhet se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit theksoi se fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, ndërsa shton se Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.

REAGIMI I METËS
Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Studimi i publikuar sëfundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020” tregon se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.
Raporti bën me dije se “biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara”. Gjithashtu evidentohet se “përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit”.
Ky studim me konkluzione thellësisht negative konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të sovranitetit, Kushtetutës, parimit të ndarjes së pushteteve dhe të konkurrencës së lirë.
Fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.
Me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...