Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëria financim për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, reagon Cakaj

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, siç thekson edhe Ministri në detyrë Cakaj, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare.

“Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.”- u shpreh Cakaj në postim.

Për më tepër, sipas Kryediplomatit Cakaj, mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme.

“Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës”- përmbylli reagimin e tij Cakaj.

Postime të ngjashme

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit të njohur

Lea Muslija

Presidenti Meta, letër institucioneve për zgjedhjet e 25 prillit: Të shmangen fenomenet negative

S.B.

Porti i Ri Turistik i Sarandës, Rama publikon videon: Deri në fund të mandatit të tretë një tjetër nivel turizmi

S.B.

“Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar”, Manastirliu publikon videon: Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...