Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëria hap pavionin në Bienalen e Venecias, prezantohet me artistin Driant Zeneli

Nën praninë e artistëve shqiptarë e të huaj e nën vëmendjen e mediave ndërkombëtare, u hap ditën e premte pavijoni shqiptar në Bienalen e Venecias. Në këtë edicion të 58-të, Shqipëria përfaqësohej me artistin Driant Zeneli me videoinstalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, kuruar nga Alicia Knock. Ceremonia u çel nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës është e bukur që Shqipëria prezantohet në këtë kozmos artistik me një vepër që lind në Bulqizë dhe tejkalon kufijtë lokalë, për të përcjellë një mesazh shumë më universal.

“Ju falenderoj që jeni këtu për të mbështetur të bukurën që arti shqiptar krijon dhe e përfaqëson në këtë paradë të artit botëror. Jam e kënaqur që përfaqësohemi me Driantin, një i ri energjik, një talent i zbuluar prej kohësh, I përkushtuar ndaj artit të tij, që po na mirëpërfaqëson në këtë ngjarje, çka po e dëshmojnë dhe shkrimet e shumta të mediave të huaja. I bashkohemi kësaj bienaljeje me një thyerje dimensionesh, duke sjellë histori të vogla, nga qytete të vogla e duke i kthyer në art bashkëkohor dhe në dimensionin e së bukurës. Jemi të ndërgjegjshëm që arti I tij sjell edhe një polemikë, mbi të cilën do të doja të reflektonim dhe  të diskutonim”. Kuratorja Alicia Knock u shpreh se vepra e Zenelit shpreh se si ëndrrat mund të bëhen realitet. “Vepra e Driantit flet për një realitet specifik të Shqipërisë, të Bulqizës, të kromit, që udhëton nga zemra e malit drejt kozmosit”, thotë Knock, teksa përshkruan një udhëtim gjeopolitik, ekonomik, industrial, në veprën e Zenelit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...