Agjencia Zhurnal.mk

“Shqipëria ka 4 parakushte”, Blok: Duhet të bindë vendet e BE që e ka seriozisht luftimin e korrupsionit

Amsterdam, 24 mars – Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok ka reaguar, pasi ministrat e BE kanë dhënë dritën jeshile që Shqipërisë t’i hapen negociatat.

Blok shprehet se Shqipëria duhet të bindë vendet e BE-së që e ka seriozisht me sundimin e ligjit dhe po ashtu edhe me luftimin e korrupsionit.

Ai shton se Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, në reagim thuhet edhe se Shqipëria duhet të bëjë një Reformë Zgjedhore që të luftojë financimin e paligjshëm të partive dhe përmes parave kriminale.

Ministri holandez rendit kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të përfituar statusin e vendit kandidat për në BE.

Reagimi i ministrit të Jashtëm holandez:

Shqipëria është vendi i vetëm që ka parakushte (4) dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare. Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare.

  1. Shqipëria ka parakushte sepse duhet të bindë vendet e BE se e ka seriozisht në Sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
  2. Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opiion Komisioni vëren politizimin e reformës.
  3. Shqipëria duhet të bëjë një Reformë Zgjedhore që të luftojë financimin e paligjshëm të partive dhe përmes parave kriminale.
  4. Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri).
  5. Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera.
  6. Pyetur nga the Guardian se kush janë këto parakushte dhe a ka mundësi realisht Shqipëria t’i plotësojë; përgjigja ishte “Parakushtet janë përmisimi I mëtejshëm I sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin
  7. Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë ccdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...