Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Shqipëria ka treguar forcë të jashtëzakonshme”/ 1-vjetori i tërmetit tragjik, reagon Ambasada Amerikane

Më nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që u mori jetën 51 personave.

Sot, një vit pas kësaj tragjedie, Ambasada e SHBA-së në Tiranë rikujton ndodhinë e trishtë.

“Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn. Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, jo vetëm në rindërtim, por edhe në përballjen me një pandemi globale. Shtetet e Bashkuara kanë qënë me ju në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojmë të jemi me ju.

Pas dëmtimeve të menjëhershme të tërmetit, zyrtarë dhe ekspertë amerikanë ndihmuan në përpjekjet e kërkim – shpëtimit dhe vlerësuan qëndrueshmërinë e strukturave të shtëpive dhe bizneseve në zonat e prekura. Më vonë, në përgjigje të nevojës më të madhe humanitare, USAID punoi me Kryqin e Kuq Shqiptar për të shpërndarë furnizime emergjente dhe me UNICEF-in për të siguruar shërbime mbështetjeje psiko-sociale për fëmijët që pësuan humbje dhe zhvendosje.

Në muajt që vijuan, Shtetet e Bashkuara qëndruan krah jush, ndërsa shihnit drejt së ardhmes. Për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur katastrofave në të ardhmen, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ndihmoi në furnizimin e rezervave që mungonin dhe siguroi pajisje kritike për raste katastrofash. USAID i siguroi fonde Kryqit të Kuq Shqiptar për krijimin e një Qendre Operacionesh Emergjente, e cila drejton përgjigjen dhe koordinimin e një krize. Në vlerësim të trashëgimisë unike historike të Shqipërisë, ne dhamë një grant për restaurimin dhe ruajtjen e vendeve kulturore të dëmtuara në qytetin e Durrësit, qytetin e Krujës dhe fshatin e Prezës. Për të siguruar përgjegjshmëri ndaj popullit shqiptar, në shkurt ne shpallëm krijimin e Akademisë së Transparencës SH.B.A – Shqipëri, për të ofruar ndihmë teknike në qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimin anti-korrupsion dhe reformën në drejtësi. Akademia do të fillojë së shpejti punën e saj të rëndësishme këtu në Shqipëri.

Sot është edhe Dita Amerikane e Falenderimeve, një ditë për të menduar mbi gjërat për të cilat jemi mirënjohës. Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi mirënjohës për miqësinë midis dy vendeve tona dhe urave të shumta midis dy popujve tanë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë, do të qëndrojmë të fortë përballë fatkeqësive, dhe do të ecim drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të begatë. Sot, Shqipëria është në mendimet tona”.

Postime të ngjashme

Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD

Dafina Vidishiqi

Arrijnë në Shqipëri edhe 11,700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer

Dafina Vidishiqi

Zv.ministrja e Turizmit në Shqipëri: I kemi kërkuar Komitetit të Ekspertëve rishikim të masave

Dafina Vidishiqi

Rama zgjedh të marrë mandatin e deputetit në Durrës

Dafina Vidishiqi

PD, analizë krahasuar me 3 zgjedhjet e kaluara

Nefail Emini

Në Shqipëri nis vaksinimi i personave mbi 50 vjeç

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...