Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shqipëria kërkon më shumë investime në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dje ka pasur takim me një delegacion të përzier nga Republika e Shqipërisë, në përbërje të cilit krahas deputetëve aktual në Parlamentin shqiptar Taulant Bala dhe Vasill Shterjoski, kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba dhe afaristi Gjergj Luca. Biseda, siç ka njoftuar Pres shërbimi i Kuvendit është zhvilluar në drejtim të ndarjes së ndërsjellë të përvojave nga puna e dy dhomave ligjvënëse dhe për mënyrën e përshtatjes së punës së të njëjtave në këtë kohë të pandemisë, kur rreziqet shëndetësore imponojnë ndërrim të mënyrës së vendosur dhe mbajtje të funksionimit të rregullt, me qëllim që mos pësojnë pasoja as shteti, as qytetarët.

Deputeti Bala, i cili e paraprin delegacionin, e arsyetoi qëllimin e përbërjes së përzier me ç’rast theksoi se, edhe pse marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë në nivel të shkëlqyer, pa çështje të hapura dhe në të gjitha nivelet, sërish, vëllimi i investimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut është i vogël dhe pikërisht për këtë arsye është me të kryetari i Bashkisë Prrenjas, banorët e të cilit punojnë në mënyrë aktive në vendin tonë, dhe afaristi Luca, i cili është i hapur për bashkëpunime të reja. Xhaferi konfirmoi se pikërisht ky është edhe roli i politikës, të krijojë kushte për qarkullim të papenguar të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, që në fund të kenë jetë më të mirë qytetarët e të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe mendime dhe shpresa në drejtim të realizimit të papenguar të konferencave ndërqeveritare të Komisionit Evropian me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë, me ç’rast është thelbësore të shfrytëzohet momenti gjatë kryesimit aktual gjerman, me çka edhe zyrtarisht do të shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...