Shqipëria kryeson trafikun ajror, rritje e numrit të vizitorëve në shkurt

nga D V

Shqipëria kryeson përsëri në muajin shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Evropës.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh krenar për këtë arritje të vendit.

“Lart e më lart. Shqipëria kryeson përsëri në shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Europës. Vendi ynë i bukur mikpret botën që vjen çdo muaj e më shumë drejt nesh”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).

Kryeministri theksoi se “kjo do të thotë më shumë ekonomi, më shumë punë, më shumë prodhim vendas, më shumë tregti, më shumë konsum, më shumë të ardhura për vendin e për familjet e përfshira në zinxhirin e gjatë të vlerës së industrisë së turizmit”.

Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.

Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More