Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shqipëria me masa të reja, mbyllje nga ora 20:00-06:00

Masa të reja shtrënguese ndaj pandemisë COVID-19, janë marrë të mërkurën e 10 shkurtit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa të reja ndër të cilat bëhet e ditur se është vendosur ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Gjithashtu është vendosur ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Siç raporton TCh, nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online në zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...