Shqipëria mposhtet nga Polonia, vendos pjesa e dytë

Shqipëria ka pësuar humbje nga Polonia me rezultat 4-1, në një ndeshje që rezultati nuk e tregon atë që ndodhi në fushë.

 

Kuqezinjtë ishin më të mirë në çdo aspekt në pjesën e parë, duke rrezikuar portën polake gjashtë herë, për dallim nga vendasit që në dy raste shënuan po aq herë.

Polakët shënuan në minutën e 12-të, kur Kamil Glik me kokë asistoi te Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.

Por Shqipëria vazhdoi me lojë të mirë dhe me një aksion të bukur gjeti golin e barazimit 1-1.

Klaus Gjasula asistoi bukur te Sokol Cikalleshi i cili shënoi nga një pozitën e vështirë.

Shqipëria pas barazimit rrezikoi dy herë me Rey Manajn, por në të dyja rastet ishte Wojciech Szczesny, që ia mohoi golin.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej baras, në skenë doli Adam Buksa që me kokë shënoi për 2-1.

Shqipëria edhe në pjesën e dytë rrezikoi e para me Berat Gjimshitin, por goditja e tij shkoi jashtë.

Përfundon pjesa e parë me rezultatin 🇵🇱 Poloni 2️⃣ – 1️⃣ Shqipëria 🇦🇱⚽️ Goli për Kombëtaren u shënua nga Sokol Cikalleshi#fshf

Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Thursday, September 2, 2021

Në minutën e 54-të Polonia shtoi epërsinë në 3-1, kur Robert Lewanwoski kryen të gjithë punën dhe pason te Grzegorz Krychowiak që shënoi në portën e zbrazët.

Shqipëria tentoi të kthehej në lojë, por nuk ia arriti edhe pse kishte disa raste.

Krejt në fund Polonia gjeti edhe golin e tretë me Karol Linetty për 4-1.

Shqipëria mbetet me 6 pikë nga katër ndeshje.   

Related posts

Liridon Fazliu, djaloshi i pamposhtur do të ndeshet për “Flemish Title”

A.S.

Italia nuk fal dhe zhbllokon ndeshjen, shënon Nicolo Barella

D V

Turma e dhunshme në Wembley: Babai i Maguires pëson thyerje të brinjëve nga tifozët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com