Shqipëria në lojërat Olimpike në Tokio, Rama ia dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas: Program dedikuar sportit në mandatin e tretë

Sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike kanë marrë sot në dorëzim flamurin kombëtar kuq e zi nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të nisen për në Tokio.

 

Në nder të tyre, u organizua një ceremoni në Pallatin e Brigadave. Kreu i qeverisë zgjodhi që flamurin t’ia dorëzonte dy sportistëve të njohur të përfaqësueses shqiptare, atletes Luiza Gega si dhe peshëngritësit Briken Çalja, ceremoni që u shoqërua edhe me himnin kombëtar. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama deklaroi se fokus në mandatin e tretë të kësaj qeverisje është një program specifik për sportin dhe krijimi i lëvizjes olimpike.

Teksa vlerësoi zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të Komisionit Olimpik, Rama theksoi se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Është viti i Olimpiadës dhe patjetër është një emocion i veçantë për pjesëmarrësit. Siç e ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Më vjen mirë që në këtë vigjilje jo të lehtë të Olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë se sa çdo herë tjetër. Kjo i dedikohet kryetarit të Komitetit Olipmik, i cili e jeton sportin me një pasion dhe ambicie që e ka karakterizuar në moshë të re, ku ishte kampion kombëtar për vite të tëra. Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë të jemi pranë Komitetet Olimpik dhe pranë këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, është bërë e mundur një trajtim dinjitoz i të gjithë anëtarëve të këtij misioni. Edhe pse nuk diskutohet se e mira s’ka fund. Kemi plotë gjëra për të përmirësuar. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik, pasi nuk kemi arritur dot për vite të tëra që ta motivojmë komitetin për të qenë në lartësinë e vetë. Misioni i tij është që t’i qëndrojë pranë sportistëve elitarë. Misioni themelor i këtij komiteti është krijimi i lëvizjes olimpike. S’mund të ketë lëvizje olimpike pa ngërthyer të energjive dhe forcave, mes qeverisë dhe bashkive. Duke nisur nga fëmijët, gjimnazet dhe me universitetet.

Ne jemi të dëshiruar dhe të motivuar që t’i japim një shtytje të re lëvizjes sportive në shkolla, që është në fazë embrionale pas ndërprerjes së saj në dekada. Njëkohësisht mendoj se kanë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re që të nisë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë përtej përpjekjeve që bën qeveria, varet në një masë të konsiderueshme nga Komiteti Olimpik. Ne do të ulemi së bashku me Komitetin pas lojërave, për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri për mandatin e tretë lidhur me sportin. Prioritet i prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, universitet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë që ka në komitet dhe përtej nga drejtuesit e federatave, për të nisur një rrugëtim të përbashkët, që të ngremë lëvizjen olimpike në një nivel tjetër. Do t’ju japim sportistëve mbështetjen e merituar. Besoj që mund të jetë dhe do të jetë e atillë që t’ju japë sportistëve ndjesinë e të qenurit të dashur, të respektuar jo vetëm kur marrin medalje. Kam një falënderim, jo për arsye protokolli për ambasadorin e nderuar të Japonisë që ka qenë një partner aktiv në mbështetjen e këtij misioni. Dua sinqerisht t’i shpreh mirënjohjen dhe uroj që bashkëpunimi ynë me Japoninë dhe ura e komunikimit e bashkëpunimit të forcohet edhe falë këtij misioni. Rezultatet të jenë motiv që të krijohen arsye që partneriteti ynë të forcohet më tej. Uroj shumë që t’ia dilni në realizimin e objektivave, sido që të jetë rezultati e keni kryer detyrën dhe misionin.”, tha Rama.

Related posts

Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësuesi i PS Eridian Salianji provokon me citimin e Bashës: As ne s’do e thoshim më mirë se ai

D V

FOTO LAJM: Një përshëndetje nga Robinson Kruzo shqiptar

D V

Qendrat shëndetësore verore, shërbim për më shumë se 30 mijë pushues

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More