Shqipëria nuk lejon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Hagë, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për lirimin e Dritan Goxhajt

nga D V

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

Goxhaj u lirua më herët nga Gjykata e Apelit, por Prokuroria ushtroi të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Ai u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale, me dyshimin se ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve për disa procese të krimeve të luftës.
Megjithatë, kjo rezultoi krejtësisht e pakonfirmuar. Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More