Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Shqipëria përzgjedh filmin “Open Door/Derë e hapur” për të kandiduar për nominimet e ‘Oscars 2021’

Zhurnal Ads

Shqipëria ka bërë përzgjedhjen e saj për dërgimin e filmit në konkursin e nominimeve për Çmimet e Akademisë 2021.

“Open Door/Derë e hapur” është filmi zyrtar i përzgjedhur që do të konkurrojë për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar në gjuhë të huaj”.

Regjisor i këtij filmi është Florenc Papas, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Luli Bitri dhe Jonida Vokshi.

Regjisori Florenc Papas (Foto: Florenc Papas/Facebook)

Në një artikull që tregon kandidatët për ‘Oscars’ të secilit vend, ScreenDaily shkruan: “Papas shënon një hyrje në ‘Oscars’ për vendin e tij me debutimin e tij në filmin artistik, të xhiruar në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018.

“Open Door/Derë e hapur” trajton temën e një nëne të martuar shqiptare dhe motrës së saj shtatzënë që përpiqen të gjejnë një burrë për të luajtur rolin e burrit të motrës para se të takohen me babanë e tyre të rreptë dhe tradicional.

Filmi u shfaq premierë në konkursin kryesor të Festivalit të Filmit në Sarajevë dhe vizitoi shumë festivale ndërkombëtare.

Në një përmbledhje për “Open Door/Derë e hapur”, Screen Daily theksoi “emocione të forta…momente të vëzhguara bukur. Rezultati është një histori efektive, e thënë ekonomikisht e grave moderne që negociojnë fushën e minuar të një shoqërie thellësisht tradicionale”.

Në të njëjtën kohë, Cineuropa vlerësoi “konceptin e fortë” dhe “grafikat e shkëlqyera”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Letërsia kumanovare prezantohet në Stamboll

T E

“Ecje” nëpër shtigjet e jetës kulturore paralele në vitet ‘90

admin

Obama boton kujtimet nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

admin

Gogoli ose teatri që dënon veset që gjykata mund t’i tolerojë

S.B.

Vdiq violinisti i njohur izraelit, Ivry Gitlis

S.B.

“Zana” tek audienca botërore nëpërmjet platformave të njohura online

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...