Agjencia Zhurnal.mk

“Shqipëria po ha veten, zhvillimi ekonomik hapa shkatërrimtar prapa”, Vasili: Qeveria vetëm demagogji

Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve u rrit me vetëm 1.4% në muajin korrik i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pajisjeve të shtëpisë.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes nje postimi në rrjetet sociale, e vë theksin tek ajo që po bën qeveria për këtë situatë.

Sipas Vasilit, “nuk ka paketa te verteta efektive nga qeveria qe realisht ndihmojne bisnesin te ece dhe te mbijetoje”.

“Praktikisht Shqiperia po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po ben hapa shkaterrimtare prapa. Vetem e vetem demagogji dhe premtime mashtruese kjo eshte vetem ajo qe di te beje rilindja”, shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTE

Shqiptaret shpenzojne gjithnje e me pak, pra kane hallin kryesor vetem mbijetesen.

Inflacioni i korrikut 1.4%.

Buxheti i familjes shqiptare ne agoni te thelle.

Ekonomia ne krize te thelle pasi s’ka as investime as te huaja dhe as vendase.

Nuk ka paketa te verteta efektive nga qeveria qe realisht ndihmojne bisnesin te ece dhe te mbijetoje.

Praktikisht Shqiperia po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po ben hapa shkaterrimtare prapa.

Vetem e vetem demagogji dhe premtime mashtruese kjo eshte vetem ajo qe di te beje rilindja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...