Kryeministri Edi Rama ka njoftuar që qeveria shqiptare ka paguar kaparin për të marrë vaksinën anti COVID si pjesë e paketës COVAX.
Gjatë fajlimit të tij të sotëm në Kuvend, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka hyrë në rrjetin e shteteve që ka financuar aksesin për vaksinën që pritet të dalë në muajt në vijim.
“Vërehet fenomeni i marrjes së medikamenteve që nuk ndihmojnë dhe që në shumë raste e dëmtojnë të prekurin nga ky virus. Këtu hyjnë spekulantët, ato ilaçe bazë të recetës bazë, mbi orientimet bazë të sistemit tonë, thonë që nuk mjaftojnë, por është këmbëngulje e përditshme e ekspertëve që qytetarët të mos bien pre e ankthit dhe pasigurisë dhe të mos marrin këshilla më me ëhatsapp nga njëri tjetri, apo nga mjekë që nuk janë të specializuar siç janë mjekët e familjes, – u shpreh Rama. – Në buxhetin e vitit 2021, ne do të vazhdojmë mbështetjen financiare, një skemë për t’i rimbursuar medikamentet, do dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e pandemisë, për ata që punojnë në të zezë është e domosdoshme që t’u japim një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Ndërkohë, kemi paguar kaparin për Covax-in, kemi prenotuar për të marrë vaksinën. Jemi në komunikim të përditshëm me BE, unë kam pasur një bisedë të gjatë me presidentët e Komisionit”, – tha Rama. /e.a/noa.al/