Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shqipëri TOP LAJM TOP LAJM - KS

Shqipëria prej nesër vendos karantinë dyjavore për të gjithë që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia

Tiranë, 19 prill – Shqipëria prej nesër vendos karantinë dyjavore për të gjithë të cilët hyjnë në territorin e saj nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia.

Vendim për këtë sot solli Komiteti i ekspertëve për përballje me pandeminë dhe i njëjti do të jetë në fuqi deri më tre maj.

“Padyshim, efekti i vaksinimit masiv në vendin tonë filloi të ndihet. Por ajo që vihet re në rajon është situata e ndryshme nga vendi ynë, me fqinjët tanë. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, numri i rasteve është rritur, por edhe numri i jetëve të humbura, dhe kjo mund të shihet në grafikët e paraqitur. Sfida e komitetit tonë është të përmirësojmë treguesit”, tha Mira Rakacoli, kryetare e komitetit dhe zëvendësministre e Shëndetësisë.

Shtoi se festat e Pashkëve në Shqipëri do të sjellin shumë njerëz dhe emigrantë nga vende të tjera, dhe duke e marrë parasysh se vitin e kaluar pas kësaj feste numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, si dhe numri i rasteve të vdekjeve, komiteti e solli këtë vendim.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...