Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë “non grata” diplomatin rus, Alexey Krivosheev. Vendimi u njoftua nga Ministria e Jashtme. Sipas njoftimit për mediat, diplomati rus ka shkelur masat anti-COVID në mënyrë të përsëritur.

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten. Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve. Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej. Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.”

Postime të ngjashme

Pijet më të mira për një metabolizëm të shpejtë

D V

Ushqimet dhe pijet që duhen konsumuar në rast dehidratimi

D V

A duhet t’i kontrolloni rregullisht nivelet e kolesterolit?

D V

Ananasi është e vetmja frutë që mund të hahet pas vaktit!

D V

Shkoni në shtrat të uritur ose hani natën vonë?

D V

Shtatë shenja që tregojnë se presioni juaj i gjakut është ‘jashtëzakonisht’ i lartë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...