Agjencia Zhurnal.mk

Shqipëria shpall të padëshirueshëm dy diplomatë iranianë

“Përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast shpallen persona të padëshirueshëm”, ka thënë Cakaj.

Shqipëria ka vendosur të shpallë persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë.

Këtë vendim e ka bërë të ditur ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak, sipas Cakajt, të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë se në dhjetor 2018, Shqipëria ka shpallur si persona të padëshirueshëm dy diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...