Shqipëria uron Maqedoninë e Veriut me rastin e përvjetorit të pavarësisë

Shkup, 8 shtator – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin 30-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

 

Presidenti Meta i ka dërguar mesazh urimi homologut të tij Stevo Pendarovski, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shtrihet në të gjitha fushat dhe sipas tij u shërben marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, interesave dhe të ardhmes së qytetarëve.

“Jam besimplotë se përpjekjet tona të përbashkëta dhe të vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve tona do t’i kapërcejnë me sukses sfidat, që ngadalësojnë e pengojnë arritjen e këtij qëllimi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve tanë, por edhe të rajonit”, thekson Meta në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

Ai ka vlerësuar më tej se e ardhmja e bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje “do të jetë e suksesshme falë edhe marrëdhënieve gjithnjë e më të mira ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”.

Related posts

Cërvenkovska: Maqedonia po mbetet pa numër të mjaftueshëm të gjykatësve

D V

Zjarr në një bodrum në Tetovë, evakuohen banorët e për shkak të tymit të madh

D V

Pa ujë nesër do të jetë fshati Bojanë në Saraj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com